Celebrities Showbiz

“Mos na sillni më këtu për të na përdorur”/Eminem i irrituar me çmimet “Grammy”!

Ai është një nga artistët më të vlerësuar në historinë e “Grammy”, por Eminem nuk do të jetë më në spektaklin e famshëm të çmimeve. Reperi e ka bërë shumë të qartë qëndrimin ndaj “Grammy” dhe madje nuk i ka ndarë kurrë kritikat ndaj eventit. Tashmë në mes të deklaratave kundër çmimeve “Grammy”, fansat kanë nisur të publikojnë një intervistë të hershme të artistit, në të cilën ai shpjegon se beson se spektakli përdor artistët e hip hop-it si një pikë shitjeje, ndërkohë që nuk ju jep kurrë çmimet e mëdha.

Jam lodhur duke parë këtë gjë. Për çfarëdolloj arsye, ata gjithmonë thonë se do e fitosh çmimin albumi i vitit, që ishte diçka shumë e madhe. Unë mendoj se tashmë nuk është më diçka e madhe.

Ai ka shpjeguar se është lodhur shumë teksa shikon se si artistët që promovohen nga eventi madhështor largohen duarbosh pa asnjë çmim.

U ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë Jay dhe Kendrick që nuk morën çmim dhe mendoja se njëri prej tyre do e merrte. Mos na merrni në spektakël, për të na përdorur si pikë shitjeje për spektaklin tuaj dhe të vrisni çdokënd çdo herë. Pas kësaj pike, ju thashë mos më kërkoni më të vijë këtu. Ju lutem mos më kërkoni. Përgjigja ime është jo për 1 milionë vite, nuk do të vijë më kurrë në Grammy.

Rikujtojmë, se edhe artisti kanadez The Weeknd po vazhdon bojkotin e tij ndaj “Grammy Awards” duke refuzuar të paraqesë muzikën e tij për shqyrtim. Këngëtari 31-vjeçar pati probleme në muajin nëntor, kur albumi i tij “After Hours” u anulua plotësisht. Në pjesën më të madhe të të nominuarve për “Grammy Awards 2021”, është shpallur Beyonce pavarësisht se nuk lançoi një album vitin e kaluar.