Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Music Showbiz

The Weeknd mori vendimin e rëndësishëm në lidhje me “Grammy Awards 2021”!

The Weeknd po vazhdon bojkotin e tij ndaj “Grammy Awards” duke refuzuar të paraqesë muzikën e tij për shqyrtim. Këngëtari 31-vjeçar pati probleme në muajin nëntor, kur albumi i tij “After Hours” u anulua plotësisht. Në pjesën më të madhe të të nominuarve për “Grammy Awards 2021”, është shpallur Beyonce pavarësisht se nuk lançoi një album vitin e kaluar. Megan Thee Stallion do të konkurrojë për “Artistin më të mirë të ri”. Sidoqoftë, një kundërshtim duket veçanërisht i ashpër pasi The Weeknd nuk ishte askund në listën e nominimeve, albumi i tij “After Hours” dhe hiti i tij i suksesshëm “Blinding Lights” mungonin krejtësisht, pavarësisht suksesit të tyre të padiskutueshëm kritik dhe komercial.

Ndërkohë që The Weekend nuk ka lançuar asnjë album të ri këtë vit, por vetëm këngë të reja si hiti “Save Your Tears”. Për arsye se “Recording Academy” i adresoi ankesat e tij, e vetmja gjë që bënë ishte se hoqën komitetet të cilat merreshin me rishikimin e kandidatëve. The Weekend gjithashtu bëri një reagim në lidhje me situatën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ku shkroi se:

Grammy mbetet e korruptuar. Ju më keni borxh mua, fansave të mi dhe transparencës së kësaj industrie… 

Asnjë nga krijimet e tij nuk do të paraqitet në asnjë kategori. Këngëtari përsëriti ‘bojkotin’ e tij në mars, duke i thënë “The New York Times” se:

Për shkak të komiteteve sekrete, unë nuk do të lejoj që label-i im të paraqesë muzikën time në Grammy.

Komiteteve të cilave iu referua ishin ato të rishikimit të kandidatëve, të cilët kalojnë nëpër kandidatët e përzgjedhur nga anëtarët e “Recording Academy” dhe thonë fjalën e fundit në lidhje me nominimin, i cili u përshkrua si një proces i komplikuar dhe misterioz . Kryetari i “Recording Academy” dhe CEO i përkohshëm Presidenti Harvey Mason Jr. pohoi se ndryshimet nënkuptojnë se ato kanë dyfishuar angazhimin për të përmbushur nevojat e komunitetit muzikor.