Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Dafina Zeqiri do të sjellë një bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore me të cilat nuk ka zhgënjyer asnjëherë deri tani dhe me anë në të një shkrimi në videon e Tik Tok të postuar ka zbuluar se këtë verë do të publikoj 7 projekte të reja muzikore. Ditën e sotme Dafina ka postuar një video të këngëtarit Alban Skënderaj dhe ndjekësit mendojnë se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor këtë verë, pasi dimrin që lamë pas ata publikua bashkëpunimin e tyre të parë që pati shumë sukses.

Një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it tonë ka qenë padyshim ajo e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek. Pas ndarjes së dyshes, ajo u përfol kudo në media se ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.

E duket se këto lajme vetë artistja po i pranon pasi pak minuta më parë ka ndarë me ndjekësit një Instastory në formë ‘boomerang’ dhe krahas ka pranuar se këtë video ia ka dërguar ‘atij’…