Celebrities Fashion Showbiz

Mos ndoshta ky është trendi i preferuar i Einxhel Shkira?!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Sot, pas më shumë se një muaj pas përfundimit të “BBV”, Einxhel ende është shumë e pëlqyer dhe e komentuar nga fansat. Ajo ka marrë një sërë komentesh pozitive jo vetëm për sjelljen e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe falë pamjes së saj për t’u admiruar dhe shijes shumë të mirë në veshje.

Kur bëhet fjalë për veshje, duket se Einxhel ka një trend shumë të preferuar, dhe ai është pikërisht detaji i rrjetës në një veshje. Këtë e kemi vënë re në fotot e saj në Instagram, teksa e kemi parë Einxhel sa me rrjetë të bardhë apo të zezë të thjeshtë, por edhe me atë të bardhën me një detaj të veçantë.

Einxhel e ka patur këtë detaj përgjithësisht në bluzë, dhe duket se e ka të preferuar pasi e kemi parë me të jo pak herë. Epo duhet ta pranojmë, qoftë ky detaj i preferuari i saj apo jo, Einxhel i shkon pafund.

Kujtojmë, se këtu mund të mësoni se cilat nga vajzat e showbiz-it shqiptar dhe të huaj e kanë gjithashtu të preferuar detajin e rrjetës në veshje.