Ka zëra se presidenti rus, Vladimir Putin është përfshirë në një lidhje romantike me një vajzë bjonde, që duket si një kukull Barbie, 32 vjet më e re se shefi i Kremlinit. New York Post raporton se ajo është Ekaterina ‘Katya’ Mizulina, një historiane arti e arsimuar në Britani, e cila po drejton Ligën e Internetit të Sigurt pro-Kremlin, një lloj agjencie censure e Rusisë.
Tani është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo për shkak të lidhjes me Putinin, por se është celebruar në martesë me muzikantin e famshëm rus dhe mbajtësin e titullit “Artist i nderuar i Rusisë”, Jaroslav Dronov, i njohur me emrin e tij artistik SHAMAN.
Ceremonia u mbajt në Donetskun e pushtuar.
Në Donetsk, unë dhe Jaroslav shkuam në zyrën e gjendjes civile dhe nënshkruam, shkroi Mizulina krahas videos.
Çifti u shfaq me veshje ushtarake. Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pušilin, i uroi për martesën dhe iu dha një buqetë me trëndafila të bardhë.
Marrëdhënia SHAMAN-Mizulina u bë objekt spekulimesh që në fillim të këtij viti, kur Mizulina publikoi një foto të përbashkët dhe së shpejti një video, në të cilën këngëtari tregon një tatuazh me mbishkrimin “Katja” në krahun e tij.
Kjo u pasua nga një video në të cilën përshëndesin së bashku ndjekësit e tyre dhe u urojnë “një mbrëmje të këndshme e humor të mirë”. Në vonë nisën një konkurs të përbashkët për shkollat, duke u premtuar fituesve një koncert dhe nënshkrimin e autografeve.
Në një koncert të madh solo në Moskë në mars, SHAMAN konfirmoi se ishte në një lidhje me Ekaterinën, dhe në maj deklaroi në emisionin “Central Television” se planifikonte ta finalizonte lidhjen me martesë.
Siç thotë miku im Grigory Leps, dasma do të jetë në verë. Nuk e di se në cilin vit, por patjetër në verë, tha me shaka këngëtari në atë kohë.
SHAMAN ishte i martuar më parë me producenten Elena Martinova, me të cilën kaloi 7 vjet, ndërsa kjo është martesa e parë e Mizulini-t, 41 vjeçe.