Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Rina sapo hodhi një ‘thumb’ për ish- të dashurin e saj SinBoy?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Mirëpo, postimi më i fundit i bukuroshes duket si një ‘thumb’ për ish- të dashurin e saj, kjo pasi teksa ka ndarë një ‘meme’ në Instastory-n e saj ku shihet princesha krahas personazhit vizatimor, Shreku i cili është një përbindësh krahas ka shkruar: “Unë e dua Shrekun! Çfarë duhet të bëj?”

Mesa duket kohëve të fundit Rina është fiksuar me pozat nga krevati, ashtu siç kanë qenë edhe fotot e fundit të saj në rrjete sociale. Rina tashmë është kthyer përsëri tek flokët e saj të kuqe.