Food & Drink Health & Beauty

Mos “vraponi” për tek kafja, lëngu ideal i frutave nëse ndiheni të lodhur!

Vitamina C funksionon si një antioksidant i fuqishëm dhe neutralizon radikalet e lira që përbëjnë pikënisjen e shumë sëmundjeve. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë, ndërsa për duhanpirësit duhet të jetë 125 mg në ditë. Nevoja e organizmit për vitaminë C plotësohet më së miri duke ngrënë ushqime, kryesisht fruta dhe perime. Për shembull, një portokall mesatar plotëson 77% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Një sasi prej 160 gramë brokoli e zier lehtë plotëson 112% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine. Nëse doni të konsumoni një lëng frutash që ofron 166% të dozës së rekomanduar të vitaminës C ja se çfarë duhet të bëni.

Përbërësit janë gjysmë filxhan çaji mango, gjysmë filxhan çaji luleshtrydhe, gjysmë filxhan çaji me copa ananasi, gjysmë filxhan çaji me copa bananeje, 150 ml qumësht ose lëng portokalli, 1 lugë gjelle fara lini të bluara dhe çerek filxhan çaji manaferra. Hidhini copat e frutave në një mikser, përziejini mirë dhe ndërkohë që mikseri është në punë shtoni farat e linit dhe qumështin apo lëngun e portokallit.

Lërini të përpunohen deri sa lëngu të jetë i butë, i trashë dhe pa kokrriza. Hidheni lëngun në gotë dhe sipër tij manaferra, pluhurin e farave të linit ose gjithçka tjetër. Lëngun pijeni menjëherë për të marrë të freskëta të gjitha vlerat që kanë frutat. Ky lëng ofron 16% të dozës së rekomanduar ditore të proteinës, 32% të vitaminës A, 166% të vitaminës C, 27% të kalciumit dhe 12% të hekurit.

Konsumimi i rregullt i lëngjeve të frutave ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, nivelet e energjisë gjithashtu bien më shpejt, duke ju bërë të ndiheni të uritur së shpejti. Nutricionistët shtojnë se vetë lëngu nuk është i balancuar nga ana ushqyese, sepse nuk përmban sasi të mjaftueshme proteinash apo yndyrash. Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se konsumimi i rregullt i lëngjeve të frutave është i lidhur me një rrezik të shtuar të sindromës metabolike dhe obezitetin.