Food & Drink Health & Beauty

Për ju që preferoni të konsumoni lëng frutash në vend të një vakti, flasin nutricionistët!

Konsumimi i rregullt i lëngjeve të frutave ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, nivelet e energjisë gjithashtu bien më shpejt, duke ju bërë të ndiheni të uritur së shpejti. Nutricionistët shtojnë se vetë lëngu nuk është i balancuar nga ana ushqyese, sepse nuk përmban sasi të mjaftueshme proteinash apo yndyrash.

Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se konsumimi i rregullt i lëngjeve të frutave është i lidhur me një rrezik të shtuar të sindromës metabolike dhe obezitetin. Kur bëhet fjalë për një dietë që përfshin konsumimin e lëngjeve të frutave, patjetër duhet të jeni të kujdesshëm për marrjen e vitaminave, mineraleve dhe materieve ushqyese esenciale.

Trupi ynë reagon më mirë në një dietë të ekuilibruar, kështu që kur një dietë me lëngje përfundon, mund të çojë në humbje të padëshiruar të muskujve, ulje të metabolizmit dhe rikthim të yndyrës jo të shëndetshme. Për sa i përket humbjes së peshës, lëngjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të filluar këtë regjim, por duhet të shoqërohet me ushqim të shëndetshëm dhe stërvitje.

Rekomandohet të zgjidhni ngjyra të ndryshme të frutave dhe perimeve, në mënyrë që të merrni kombinimet e vitaminave dhe mineraleve. Llumi i përftuar nga shtrydhja e frutave ka fibra të shumtë, ndaj mos e hidhni menjëherë. Fibrat ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Rekomandimi tjetër i nutricionistëve është që në lëngje të shtoni proteina në formën e qumështit të bajameve, kosit dhe farave të lirit. Mos harroni për menynë e shëndetshme dhe të ekuilibruar, shumë stërvitje.