Celebrities Gossip Showbiz

Mosha nuk ka rëndësi kur je Heidi Klum! Bukuroshja 49-vjeçare shfaqet me bikini dhe ‘ngre temperaturat’!

Heidi Klum ndau një video të saj duke kërcyer me bikini në Instagram të enjten. Supermodelja gjermane, 49 vjeçe, dukej tepër e bukur në dy pjesët që kishin një dizajn kafshësh. Postimi vjen pasi Heidi ndau shumë video dhe foto të saj dhe bashkëshortit Tom Kaulitz teksa festonin tre-vjetorin e tyre.

Heidi gjithnjë na mahnit me pamjen e saj dhe ka vërtetuar se e meriton titullin e saj prej një supermodeleje. Edhe në këtë video ku ajo shfaqet duke kërcyer, Heidi duket e mrekullueshme dhe mund të themi se ‘i ka ngritur temperaturat’ me trupin e saj të tonifikuar.

Ndërkohë, Heidi ndau një klip të saj teksa bashkonte duart me dashurinë e saj muzikantin dhe vrapoi në oqean me të.

Ajo postoi një tjetër video ku shihet ajo dhe bashkëshorti i saj duke u përqafuar në shtrat me njëri-tjetrin.

Heidi më pas ndau një video të saj duke kërcyer ngadalë me Tom pranë pishinës në Miami, duke shkruar:

Për sa kohë që jemi ti dhe unë, ndihem si njeriu më me fat në botë.

Të veshur me të njëjtat veshje, ata më pas ndanë një puthje në një postim tjetër. Heidi ka qenë në Miami prej disa javësh me pushime me bashkëshortin Tom Kaulitz. Ajo u martua me Tom, kitaristin e grupit Tokio Hotel, në vitin 2019.

Ata u lidhën për herë të parë në mars të 2018-ës dhe dolën publikisht me lidhjen e tyre dy muaj më vonë. Ata u fejuan në prag të Krishtlindjeve 2018 dhe u martuan në shkurt 2019 privatisht dhe mbajtën një ceremoni në një jaht në Itali në gusht 2019.