Tech

Mund të funksionojë në PC pa patur nevojë për internet, ndryshimet e reja të WatsApp…

Së fundmi, WhatsApp është duke testuar veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Funksioni i fundit që po shtohet është aftësia për të lidhur pajisjet e tjera pa pasur nevojë që telefoni juaj të jetë online. Me fjalë të tjera, përdoruesit e Android dhe iOS do të jenë në gjendje të përdorin funksionin e WhatsApp Web, pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t’i mbanin telefonat online.

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin ‘Linked Devices’ në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet. Pas lidhjes së re, do të mund ta përdorni si më parë. Pra nuk do të kërkohet smartphon-e juaj për t’u identifikuar dhe nuk do t’ju duhet ta mbani telefonin pranë laptopit. Pajisjet e lidhura do të mund të marrin dhe dërgojnë mesazhe deri në 14 ditë nëse nuk bëni “logout” manualisht.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri. Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur. Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore. Mund ta lidhni vetëm telefonin kryesor me laptopin. Megjithatë, kjo ndodh vetëm me iOS, pasi përdoruesit e Android mund të lidhin pajisjet e tyre me telefona dytësorë.

Ju rikujtojmë, se një lajm i fundit që thonte se kompania Facebook mund të “spiunonte fshehurazi” mesazhet e përdoruesve të WhatsApp ka qarkulluar së fundmi në mediat sociale. Sipas portaleve të huaja, gjiganti i teknologjisë, i cili ka në pronësi platformën WhatsApp, analizon mesazhet, fotot dhe videot që janë cilësuar si të papërshtatshme nga përdoruesit.

Presigjozja britanike “The Sun”, në kërkimet e saj, pohon se Facebook mund të lexojë disa mesazhe në WhatsApp pavarësisht kriptimit të tyre. Në një artikull të Forbes të titulluar “A është Facebook duke spiunuar mesazhet tuaja WhatsApp”, eksperti i sigurisë kibernetike Zak Doffman shqyrtoi nëse Facebook po lexon mesazhe të koduara në WhatsApp.