Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

A po i përgjon Facebook mesazhet e WhatsApp?! Ja çfarë mendohet!

Një lajm që thoshte se kompania Facebook mund të “spiunonte fshehurazi” mesazhet e përdoruesve të WhatsApp ka qarkulluar së fundmi në mediat sociale. Sipas portaleve të huaja, gjiganti i teknologjisë, i cili ka në pronësi platformën WhatsApp, analizon mesazhet, fotot dhe videot që janë cilësuar si të papërshtatshme nga përdoruesit.

Presigjozja britanike “The Sun”, në kërkimet e saj, pohon se Facebook mund të lexojë disa mesazhe në WhatsApp pavarësisht kriptimit të tyre. Në një artikull të Forbes të titulluar “A është Facebook duke spiunuar mesazhet tuaja WhatsApp”, eksperti i sigurisë kibernetike Zak Doffman shqyrtoi nëse Facebook po lexon mesazhe të koduara në WhatsApp. Ai thotë se:

Ekziston një ndjeshmëri e natyrshme dhe e pakëndshme tek përdoruesit e WhatsApp sepse ‘messengeri’ më i madh i sigurt në botë është në pronësi të grumbulluesit më ‘të egër’ të të dhënave në botë.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse WhatsApp u përball me reagime kur u këshillua përdoruesve të pranojnë kushte të reja shërbimi. Dhe shqetësimi u ndez në mesin e përdoruesve të mediave sociale pasi një raport zbuloi 1.000 punonjës me kontratë që mbushin katet e ndërtesave të zyrave në Austin, Teksas, Dublin dhe Singapor, duke përdorur softuer special të Facebook për të shoshitur miliona mesazhe private, imazhe dhe video. Një paralajmërim i tillë vjen pavarësisht nga garancitë e bëra nga ekzekutivët kur Facebook bleu WhatsApp në vitin 2014 se të dhënat e përdoruesve nuk do të aksesoheshin nga asnjëra kompani.

Rikujtojmë se, Facebook është bërë problem shumë i madh për të shpëtuar nga ai. Në fillim të muajit gusht, Komisioni Federal i Tregtisë ngriti një padi të përditësuar mosbesimi kundër Facebook, duke argumentuar se kompania duhet të shpërbëhet. Rreth 69 % e të rriturve amerikanë tani kanë llogari në Facebook, sipas “Pew Research”. Rrjeti tjetër social më i popullarizuar, Instagram, është gjithashtu në pronësi të Facebook. Po kështu edhe shërbimet e mesazheve sikurse WhatsApp dhe Messenger.

Facebook është kompani kaq e madhe, sa ka bindur miliona biznese, aplikacione dhe faqe të tjera në internet që të kontrollojnë përdoruesit në emër të saj. Edhe kur nuk jeni duke përdorur Facebook në mënyrë aktive. Edhe kur nuk jeni online. Madje, ndoshta, nëse nuk keni pasur kurrë një llogari në Facebook.