Celebrities Gossip Showbiz

Muzikanti i njohur Keith Urban rrëfen problemet me drogën dhe alkoolin!

Së fundmi, muzikanti i njohur Keith Urban ka zbuluar varësinë ndaj alkolit dhe drogës. Në një intervistë me ‘The Times’ artisti foli për përdorimin e alkoolit dhe kokainës si një mekanizëm përballues gjatë viteve të hershme të karrierës së tij.

Babai im ishte një alkoolist, kështu që m’u desh shumë kohë të kuptoja se isha në të njëjtën situatë. Nuk kam asgjë kundër drogës apo alkoolit. Të gjithë bëjnë atë që duan të bëjnë për të kaluar një kohë të mirë. Më vjen mirë që nuk ndryshoi asgjë në muzikën time. Kam shkruar shumë këngë hit në gjendje të dehur. Ndihem me fat që nuk ka ndikuar në krijimtarinë time.

Rikujtojmë, se muzikanti shkoi në rehabilitim në vitin 1998 dhe 8 vjet më vonë ai u martua me aktoren e njohur, Nicole Kidman. Për albumin e nominuar për Grammy të vitit 2009, ‘Defying Gravity’, Urban shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “Thank You” për mirënjohjen e tij ndaj aktores që e ndihmoi të kapërcejë varësinë.

Dashuria e Nicole Kidman për Keith Urban është e përjetshme! Në një intervistë për “CBS Mornings” teksa promovonte filmin e saj të ri “Becoming the Ricardos”, aktorja 54-vjeçare foli për romancën e saj me Urban. Në lidhje me marrëdhënien e saj me këngëtarin fitues të “Grammy” ajo i tha Gayle King se:

E takova atë dhe ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai njeri është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Kidman, e cila ishte e martuar me Tom Cruise nga viti 1990 deri në 2001, u martua me Urban në qershor të 2006-s. Çifti kanë dy fëmijë së bashku, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Kidman gjithashtu ka një vajzë Isabella dhe djalin Conor me Cruise. Urban ndau gjithashtu të njëjtat ndjenja në muajin dhjetor të vitit 2021 gjatë një interviste në “Living & Learning” me Reba McEntire kur u pyet se cila ka qenë arritja e tij më e madhe në jetë.