Celebrities Gossip Showbiz

Na duket ne apo Klea Huta sapo i hodhi një ‘thumb’ Elgitit?

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.

Por, duket se bukuroshja edhe pse në formë shakaje nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për partnerin e saj, ku vetëm pak më parë teksa ka ndarë një video me vogëlushin e saj Krid, krahas ka shkruar:

Nëse do që një mashkull të të dojë pa kushte dhe me gjithë shpirt, linde vetë.

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Klea Huta. Ajo na tregoi më shumë detaje nga dasma e saj, emocionet e përjetuara, por dhe këngën që i dedikoi Elgitit.

I ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”, Elgiti ka zbuluar arsyen se përse nuk do ta mbajë unazën në gisht dhe për këtë ka një arsye mjaft të veçantë.