Celebrities Gossip Music Showbiz

Na kishte paralajmëruar prej ditësh, Samanta Karavella zbulon datën e publikimit të “Margarita”

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi sapo ka paralajmëruar se është duke xhiruar videoklipin e projektit të saj më të ri. Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja  para disa ditësh me anë të postimi në ‘Instastory’. Në video-n e treguar artistja krahas na ka zbuluar dhe titullin e këngës, e cila do të jetë ‘Margarita’.

E dukett se pritjes i erdhi fundi, pasi pak më parë bukuroshja ka postuar në ‘Instagram’ promon e këngës dhe ka zbuluar se ky projekt i saj i ri do të publikohet këtë të mërkurë, pra në datë 15 Qershor në orën 18:00. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se kënga do të jetë pjesë e albumit të saj që do të publikohet së shpejti dhe se do të titullohet “Mama”.

E ftuar para disa muajsh në  “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.