Celebrities Gossip Showbiz

Samanta Karavella flet për jetën e saj private!

Samanta Karavella ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë. Ndër të tjera, ajo foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”. Këngëtarja zbuloi edhe historinë mjaft interesante rreth vendosjes së emrit të saj.

Emrin tim e ka vendosur babai im. Prindërit e mi kanë qenë duke dëgjuar albumin e Samanta Fox, dhe babai im tha na ngeli goca një muaj pa emër, t’ia vemë Samanta se ndoshta na bëhet dhe këngëtare. Është një koiçidencë sumë e bukur.

Samanta foli edhe për projektin e saj të fundit, i cili, siç u shpreh këngëtarja erdhi shumë spontanisht. Gjithashtu, ajo zbuloi se është në përgatitje edhe të projekteve të tjera muzikore. Ndërkohë që tregoi, se do t’i dukej mjaft interesante edhe të ishte pjesë e një projekti si aktore.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.

Janë aludime të kota. Kjo ndodh sepse jeta ime private nuk përflitet. Ndaj bashkëpunëtori i ri i Samantës, është detyrimisht edhe i dashuri.