Celebrities Gossip Showbiz

Na ndajnë vetëm dy orë nga publikimi i videos së Kylie Jenner në YouTube…

Kylie Jenner është një nga motrat Kardashian-Jenner më të suksesshme. Ajo jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e fansave me lidhjet e saj romantike, njësoj si motrat e saj, por ia ka dalë mbanë të jetë dhe një biznesmene shumë e suksseshme. Këtë herë, Kylie vjen me hapin tjetër në kompaninë e saj të produketeve kozmetike.

Bëhet fjalë pikërisht për një video në YouTube. Kylie ka shpërndarë vetëm pak minuata më parë një InstaStory, ku ka paralajmëruar fansat për këtë video. Tepër thjeshtë, me opsionin “create” ajo ka përgatitur fansat të presin diçka të madhe.

Vetëm dy orë na ndajnë nga episodi i ri nga “Inside Kylie Cosmetics” në kanalin tim në YouTube.

Kylie ka vendosur edhe një tjetër InstaStory gjithashtu ku shfaqet nëna e saj Kris Jenner. Në të Kylie ka vendosur një kronometër, ku shkruhet episodi i dytë, si dhe shfaqen minutat ekzakte deri në momentin kur videoja do të hidhet.

Kujtojmë, se tri ditë më parë, Kris ka postuar një çast nga videoja e parë e Kylie dhe e ka shoqëruar atë me një shkrim.

Inside Kylie Cosmetics. Shikoni episodin e parë të Kylie nga seria e saj e re me tre pjesë në YouTube dhe hidhni një sy në brëndësi se si nisi e gjitha!

https://www.instagram.com/p/CRHMpk6ps1d/

Këto janë disa video që Kylie Jenner po shpërndan në kanalin e saj në YouTube. Ajo po i njeh fansat me mënyrën si funksionon kompania e saj, si dhe po i tregon si nisi gjithçka dhe se si hap pas hapi u kthye në një nga linjat kozmetike më të shitura në të gjithë botën. Ajo ka mbështetjen e gjithë familjes në këtë projekt të sajin, i cili me siguri do t’i mundësojë asaj përfitime të shumta ekonomike gjithashtu.

Kujtojmë, se kohët e fundit veç aludimeve të shumta për një ribashkim të mundshëm mes Kylie dhe Travis, qarkullojnë thashetheme se ajo është shtatzënë. Diçka që nuk është konfirmuar ende, por fansat përpiqen të vënë re detaje nga Instagrami i saj që e vërtetëtojnë këtë lajm.