Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.
Ama së fundmi duket se bukuroshja ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohet për një ndarje mes saj dhe partnerit të saj, reperit Fero. Dyshimet kanë nisur për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndjek më tjetrin në Instagram dhe mendohet se ndoshta çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre. E të gjithë mendojnë se shkaktari i gjithë kësaj është futbollisti i njohur, Neymar, pasi së fundmi Arbenita ka postuar një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.
Edhe pse kjo mund të mos jetë arsyeja e vërtetë dhe mundet që çifti të ketë më shumë kohë që është distancuar, kjo për shkak se i ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”, Fero është pyetur rreth marrëdhënies së tij me Arbenitën dhe reperi ka thënë vetëm se gjërat janë mirë dhe nuk e ka zgjatur këtë temë. Ndërsa nga ana tjetër Arbenita ka shumë kohë që nuk ka postuar më asnjë foto ose video me Feron.
Tashmë na mbetet vetëm të presim nëse do të kemi një të vërtetë nga ana e tyre.
Ditën e djeshme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Por gjithashtu edhe fëmijët e personazheve VIP kanë festuar ditën e djeshme dhe e kanë ndjerë frymën e patriotizmit edhe pse shumë të vegjël dhe një ndër ta ka qenë edhe Nina, vajza e Arbenitës dhe Feros. Modelja ka postuar një foto të vajzës së saj e veshur me një kostum popullor dhe mund të themi se na i ka bërë ‘sytë zemra’.