Celebrities Gossip Showbiz

E veshur me kostum popullor, vajza e Arbenita Ismajlit na i bënë ‘sytë zemra’ me foton e fundit!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Ditën e sotme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Por gjithashtu edhe fëmijët e personazheve VIP kanë festuar ditën e sotme dhe e kanë ndjerë frymën e patriotizmit edhe pse shumë të vegjël dhe një ndër ta ka qenë edhe Nina, vajza e Arbenitës dhe Feros. Modelja ka postuar një foto të vajzës së saj e veshur me një kostum popullor dhe mund të themi se na i ka bërë ‘sytë zemra’.

 

 

Arbenita është mjaft private dhe e kursyer në lidhje me postimet e familjen ose në lidhje me partnerin e saj, Feron. Ndonjëherë bukuroshja na shuan kureshtjen me anë të postimeve të ndryshme, duke na treguar më shumë rreth tyre. Së fundmi Arbenita ka shpërndarë në rrjete sociale një ‘meme’, ku na ka treguar në mënyrë humoristike se si duket fytyra e bashkëshortit të saj kur ajo nget makinën dhe mund të themi se na bëri të gjithë duke qeshur.