Celebrities Gossip Showbiz

Ndarja nuk e pengon Rinën të sjellë surpriza për ndjekësit e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

E mesa duket pas ndarjes për Rinën ka nisur një kapitull i ri, pasi vetëm disa orë më parë ajo ka ndarë një video në Instastory ku tregon se ndodhet në studio muzikore dhe asgjë nuk e mban larg pasionit të saj dhe të sjellurit surpriza për ndjekësit besnikë. Edhe pse nuk ka zbuluar asgjë krahas, fakti që ndodhet në studio na tregon shumë.

Me anë të një video të postuar para pak ditësh ku teksa shfaqej tërësisht pa ‘make-up’, Rina krahas u shpreh se tani ka nisur një kapitull i ri për të.