Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

Ndikimi i romancës në lojën e BBV/Einxhel Shkira: “Unë vazhdova lojën time të fortë që kisha nisur kështu që…”!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” vjen këtë mbrëmje me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepani, ku e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Banorët dhe opinionistët e këtij edicioni janë shprehur se gjithmonë vajzat, të cilat kanë krijuar raporte me djemtë brenda shtëpisë, në një farë forme kanë luajtur lojën e partnerit. Pra, nuk kanë pasur strategjinë e tyre në BBV. Einxhel Shkira nga ana tjetër ka treguar se gjithmonë ka qenë e pavarur në lojën e saj edhe pse ka qenë në një marrëdhënie romantike me DJ Dagz, duke u bërë një personazh mjaft dominues në shtëpi dhe duke krijuar situatat e saj individuale. Ja si është shprehur ajo për këtë deklaratë:

Kam përshtypjen që sigurisht kur është marrë shembull ose kur është përmendur fakti i lidhjeve të mëparshme në Big Brother nuk është marrë asapak parasysh rasti im ose lidhja ime, sepse e vërteta është që unë marrëdhënien e kam krijuar pas shumë kohësh brenda në Big Brother. Ose më saktë lidhja është konkluduar pas shumë ditësh brenda në Big Brother pasi unë isha zgjedhur e preferuar, kisha kaluar 15 nominime. Kështu që nuk është rasti që lidhja të ketë ndikuar në performancën time të mëparshme në lojë. Ndoshta më pas mund të ketë ndikuar pasi u konkludua, por edhe prania e Dagz-it brenda në shtëpi nuk është se zgjati shumë. Fatmirësisht. Edhe unë vazhdova lojën time të fortë që kisha nisur.

A kishte ajo ndonjëherë ndjenja xhelozie ndaj partnerit të saj gjatë qëndrimit në shtëpi?

Unë jam e një teorie dhe me këtë Big Brother, që po ndjek disi mesa kam mundësi sidomos Prime-t që ndodhin që një marrëdhënie të jetë reale pa dashur të ngre pikëpyetje marrëdhënien e askujt se edhe për marrëdhënien time me Dagz-in janë vënë shumë pikëpyetje. Sepse njerëzit nuk kanë arritur kurrë të ndjekin bisedat e mia me Dagz-in se kanë ndodhur në orët shumë të vona të natës. Ndoshta unë po tregohem paragjykuese. Ndoshta edhe unë nuk kam arritur t’i ndjek të gjitha bisedat e çifteve aktuale që janë në Big Brother. Por realiteti ësgtë që më është dukur kohë shumë e shkurtër për të vendosur që personi që ti ke përballë është personi që ti e do ose ke ndjenja të forta që nuk reziston dot pa u lidhur aty brenda. Unë personalisht kam bërë një luftë shumë të madhe me veten për të mos u lidhur me Dagz-in aty brenda.