Lifestyle

Ndikimi që ka ndryshimi i orës në organizmin e njeriut!

Më së shpeshti, simptomat e depresionit sezonal shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell. Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion dhe pavendosmëri.

Me ndryshimin e orës edhe trupi pëson disa avantazhe, por edhe disavantazhe. Kjo pasi organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin. Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e tranzicionit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas.

Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit. Edhe prej këtij motivi është evidentuar një rritje e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës. Gjithsesi, është provuar gjithashtu se, duke përjashtuar të hënën e parë, incidentet vdekjeprurëse ulen ndjeshëm në periudhën kur është në fuqi ora ligjore.

Me shumë mundësi, motivi kryesor është fakti që ka më shumë sasi ndriçimi në orët kur njerëzit kthehen nga puna.  Truri juaj prodhon një numër neurotransmetuesish të ndryshëm që ndihmojnë në rregullimin e humorit, emocioneve dhe proceseve të tjera të rëndësishme trupore. Zhbalancimi i tyre mund të ndërhyjnë në këto funksione dhe të luajë një rol në zhvillimin e simptomave të shëndetit mendor. Mendohet që depresioni pranveror mund të ndjekë modelin e kundërt nga depresioni i dimrit.