Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ këngëtaren e njohur pasi u shfaq e veshur me të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!

Ditën e djeshme, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.

Ndërkohë, nga dita e djeshme ka qenë vetë Armina që ka ndarë me ne një video në llogarinë e saj në Instagram ku na tregoi si dukej si nuse e veshur me të bardha dhe Shkëlzenin me kostumin e dhëndrit teksa ecnin përdore duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre me këtë dasmë kaq madhështore.