Celebrities Gossip Showbiz

Publikohen fotot e para nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Dita e shumëpritur erdhi, Armina dhe Shkëlzeni do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, duke i thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni mbrëmjen e sotme, ku vetëm pak më parë janë publikuar edhe fotot e para të çiftit.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.