Celebrities Gossip Showbiz

Në 27-vjetorin e saj, ju njohim me disa nga fotot më mbresëlënëse të Gigi Hadid!

Jelena Noura e njohur ndryshe si Gigi Hadid ka lindur më 23 prill 1995 dhe është një modele amerikane. Karriera e Gigi si modele nisi kur ajo ishte dy vjeçe pasi u zbulua nga Paul Marciano. Ajo filloi të modelojë për Baby Guess edhe pse më pas u ndal për t’u përqëndruar te shkolla. Më pas ajo iu rikthye modelingut në vitin 2011.

Gigi është një modele shumë e suksesshme e cila numëron një sërë bashkëpunimesh gjigante në karrierën e saj me Vogue, Versace, Chanel, Marc Jacobs, Balmain, Fenty x Puma, Miu Miu.

Hadid nuk ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes mediatike, teksa është përpjekur ta mbajë jetën e saj private larg medias. Ndërkohë, nisi të dalë me këngëtarin Zayn Malik në vitin 2015, edhe pse dyshja është ndarë tashmë. Gigi ka një vajzë nga kjo lidhje e cila lindi në shtator të vitit 2020.

Gigi është një nga modelet më të dashura dhe të njohura të brezit të saj dhe njihet për guximin në fotosesionet e saj. Ajo numëron mijëra fansa në të gjithë botën dhe është shumë e dashur nga ndjekësit. Më poshtë ju njohim me disa nga fotografitë e saj më të mrekullueshme ndër vite.