Gossip Showbiz

“Në atë kohë doja të qëndroja me familjen time”, Angelina Jolie rrëfen periudhën e vështirë të jetës së saj!

Aktorja e njohur Angelina Jolie së fundmi ka zbuluar disa detaje se përse i duhej të tërhiqej në karrierën e saj për të kaluar kohë me fëmijët gjatë ‘betejës’ ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Duke u shfaqur në Lorraine ditën e mërkurë, 45 vjeçarja u pyet për largimin nga regjia, për të cilën ajo dha këtë përgjigje:

Unë kam qenë kryesisht në shtëpi. Për një kohë të caktuar në familjen tonë më është dashur të jem në shtëpi. 

Aktorja ishte në ‘betejë’ të vazhdueshme ligjore me yllin e hollivudit, Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre përkatësisht Maddox, 19-vjeç, Pax, 17-vjeç, Zahara, 16-vjeçe, Shiloh, 14-vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12-vjeç. Mesa duket Jolie këtë periudhë aspak të lehtë për të ka vendosur të jetë në shtëpi shumicën e kohës.

Angelina, e cila po promovon filmin e saj më të ri “Those Who Wish me Dead” i cili pritet të dalë në treg javën e ardhshme, foli për tërheqjen e saj nga regjia dhe deklaratën e saj se ajo do të linte aktrimin gjatë një interviste në 2014.

Ndërkaq, Angelina tha:

Vitet e fundit nuk kam qenë në gjendje të drejtoj. Unë kam qenë në shtëpi shumë më tepër. Kam bërë disa filma, por kam qenë kryesisht në shtëpi. Këto janë vitet që ata, fëmijët e mi po rriten me të vërtetë. Jam e lumtur që jam këtu dhe sigurohem që bëj më të mirën që mundem. 

Rikujtojmë, se Brad dhe Angelina njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016 dhe u divorcuan legalisht në 2019. Gjërat mes tyre nuk duken aspak miqësore, madje ajo e akuzoi Pitt për dhunë në familje. Ata kanë qenë në ‘luftë’ të vazhdueshme për fëmijët e tyre për 5 vjet.

Jolie, përgjatë këtyre viteve na ka mbërthyer para ekranit të madh të kinemasë me rolet e saj duke u siguruar që të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. Përpos talentit, ajo ka fituar zemrat e të gjithëve, me bukurinë e saj natyrale dhe jo më kot mban kurorën si prej femrave më të bukura në botë. Ju zbulojmë 10 filmat më të suksesshëm të Angelina Jolie që nuk duhet t’i humbisni.