Film & Tv

“Në kuadër të dashurisë” zbret në Zyrih, Zvicër/Yjet e filmit vijnë pranë publikut artdashës!

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, një prodhim i Top Media, i cili bëri bashkë aktorët profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit, nuk ndal suksesin. Filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit pati premierën e tij në Zvicër duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Mbrëmja e kaluar iu dedikua publikut në Zyrih, të cilët kishin pritur me padurim shfaqjen e filmit. Prodhim i parë i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptareve të cilët mbushën sallën e kinemasë Pathe, Dietlikon.

Producenti i filmit, Ledion Liço, së bashku me disa nga aktorët protagonistë, Luiz Ejlli, Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, kanë qenë të pranishëm në një Meet & Greet. Të shumtë ishin ata që kishin ardhur për të parë “Në kuadër të dashurisë” për herë të parë, por dhe për të takuar personazhet më të komentuar dhe më të dashur të momentit. Ja disa nga momentet më të veçanta të mbrëmjes së kaluar…