Celebrities Showbiz

Në një botë ku fëmijët gjithnjë e më shumë po ushqehen në ‘fast food’ Michelle Obama vjen me një propozim interesant!

Së fundmi bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Michelle Obama njoftoi se ka krijuar një kompani të re që synon të prodhojë ushqim dhe pije të shëndetshme për fëmijët. Duke folur në një konferencë në New York, Michelle tha se produktet e kompanisë të quajtura “PLEZi Nutrition” do të jenë më pak të dëmshme për shëndetin e fëmijëve në planin afatgjatë, pasi do të kenë më pak sheqer dhe përmbajtje më të pasur ushqyese.

Ajo tha se mësoi se nuk mund të bëhet ndryshim duke punuar nga jashtë për të sjellë ndryshim në këtë fushë. Obama theksoi se duhen kërkuar mënyra të ndryshme për të punuar brenda sektorit dhe për të ndryshuar industrinë ushqimore. Obama tha se nuk synon të prodhojë vetëm produkte të shëndetshme me këtë kompani por shpreson gjithashtu të nisë një garë që do ta bëjë industrinë ushqimore më të shëndetshme.

Sipas saj, fëmijët në SHBA konsumojnë sheqer shumë më të lartë se nivelet e rekomanduara dhe nuk marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese. Obama deklaroi se synon të përmirësojë ushqyerjen e fëmijëve përmes kompanisë “PLEZi Nutrition”. Rikujtojmë, se në vitin 2010 Michelle nisi nismën “Let’s Move” për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme në vend.

Së fundmi, rikujtojmë se ministri gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir bëri thirrje për ndalimin e të gjitha reklamave ushqimore që nuk janë të shëndetshme për fëmijët. Propozimi i ministrit ka të bëjë me ëmbëlsirat, ushqimet me përmbajtje të lartë kripe, sheqeri apo yndyre. Konsumimi i këtyre ushqimeve nga fëmijët lidhet me zhvillimin e obezitetit, diabetit apo sëmundjeve të tjera. Reklamat përkatëse në TV, radio, YouTube dhe Instagram duhet të transmetohen vetëm ndërmjet orës 23:00 dhe 06:00.