Celebrities Gossip Showbiz

Në postimin e fundit të Borës ‘ka diçka që nuk shkon’!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Një ndër to është edhe fotoja që ajo ka postuar pak më parë në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me robdishambër dhe ajo që spikat më shumë është mimika e fytyrës së saj, e cila mund të themi se është shumë komike. Në postim ajo shkruan:

Nuk doja të dukesha në këtë foto si ‘Ju qofshi!’, por ja ku jemi!

https://www.instagram.com/p/CdYpJEnNVDB/?utm_source=ig_web_copy_link

 

E pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kudo, moderatorja vendosi që të reagojë para pak javësh duke u shprehur se për momentin mes saj dhe Donaldit nuk ka asgjë, megjithëse pranoi se nga ana e këtij të fundit ka pasur kërkesë falje si publikisht (me dedikimet që tanimë i dimë) dhe personalisht. Pra me pak fjalë Bora vendosi pikat mbi ‘i’ jo vetëm në lidhje me bashkëpunimin që përflitej por edhe për çdo thashethem që ka qarkulluar për të dhe për aktorin Donald Veshaj.

Për sa i përket emisionit të ri të vëllezërve Veshaj, në një lojë të bërë gjatë emisionit, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani, por ai refuzoi të përgjigjej nxjerrë tabelën “Mos më bëj të flas”. Na mbetet për të parë nëse ekziston kjo mundësi që moderatorja të jetë pjesë e emisionit në episodet në vazhdim.