Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi nuk ka të ndalur me dedikimet për Borën…

Normalisht që dyshja më e komentuar e momentit në showbiz-in shqiptar janë Bora Zemani dhe Donlad Veshaj. Edhe pse që pas afrimitetit të aktorit me këngëtaren Beatrix në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjithçka u duk sikur mori një tjetër rrjedhë, mesa duket nuk ndodhi kështu. Pas përfundimit të “BBV” ngjarja ndryshoi krejtësisht. Donald Veshaj iu përkushtua muzikës.

Pas këngës së parë “Toxic Love” në bashkëpunim me Elgit Dodën, ai ka nxjerrë në treg edhe dy projekte të reja muzikore. Vetëm katër javë më parë publikoi “Nuk je”, një këngë që të gjithë fansat besojnë se është dedikim për ish-partneren, Bora Zemani. Por jo vetëm kaq.

Pak ditë më parë vëllezërit Veshaj dhe kantautori i njohur Elgit Doda sollë bashkëpunimin e tyre të radhës të titulluar “Picasso”. Të gjithë fansat menduan se ky është një tjetër dedikim për Borën ku edhe gjetën detaje të vogla që mendohet se kishin lidhje.

Gjatë një koncerti të zhvilluar së fundmi teksa po performonin në skenë të tre së bashku, Donaldi i pyet fansat se për kë e ka dedikim këngën dhe fansat të gjithë së bashku përmendin emrin e Borës. Donaldi pyet sërish se për kë dhe kur fansat thonë përsëri “për Borën” dhe ai shtoi “Ok, bëjani tag Borës”.

E mesa duket, aktori nuk ka të ndalur me dedikimet për bukuroshen. Edhe pas deklaratës së Borës duket se Donaldi nuk ka të ndalur me dedikimet për të. Pas koncertit, aktori me anë të një ‘caption’ në foton e tij më të fundit ka ‘thumbuar’ lidhur me lajmet se poshtë shtëpisë së prezantueses ndodhej makina e tij, teksa shkruan: ‘Makina me targa AA… ka bllokuar rrugën’.

E pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kudo, moderatorja vendosi që para pak ditësh të reagonte duke thënë se gjithçka ishte e tepërt dhe theksoi se nuk ka asgjë për momentin.