Celebrities Love & Sex Showbiz

Ne prisnim të na prezantonte princin por ajo na prezantoi princeshën, njihuni me të dashurën e re të Rebel Wilson!

Aktorja e njohur Rebel Wilson na ka njohur të gjithëve me dashurinë e saj të re. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram aktorja ka zbuluar se është dashuruar me një grua. Në fotografinë e publikuar ajo shihet e lumtur përkrah stilistes Ramona Agruma. Ndërkaq, Rebel ka shkruar se:

Mendoja se po kërkoja një princ Disney…por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë.

Një mik i saj tha për “People” se:

Rebel është në një vend të mrekullueshëm dhe nuk e kam parë kurrë më të lumtur.

Rikujtojmë, se në shkurt 2021, një mik i aktores tregoi për ‘People’ se Rebel u nda me ish-të dashurin e saj, Jacob Busch, katër muaj pasi zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram. Në të njëjtën ditë, aktorja ndau edhe një foto në Instagram, në të cilën ajo i referohej vetes si një “vajzë beqare”.

Rikujtojmë gjithashtu se aktorja australiane së fundmi ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë vjetore të ‘BAFTA Awards’. Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha përpara se të nxirrte gishtin e mesit se:

Për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin.