Celebrities Gossip Showbiz

Në pushime me ish-partnerët e tyre, dyshja Lopez-Affleck na habisin çdo ditë e më shumë!

Mësohet se dyshja e njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po presin me padurim festat si Dita e e Falënderimeve ashtu edhe për Krishtlindjet. Sipas një burimi për ‘Entertainment Tonight’, çifti i famshëm kanë ndërmend të kalojnë pushimet me ish partnerët e tyre.

Ish bashkëshorti i Lopez, Marc Anthony, ish gruaja e Affleck, Jennifer Garner dhe pesë fëmijët e tyre do të mblidhen së bashku. Lopez është nëna e binjakëve 14-vjeçarë, Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 13 vjeçe dhe Samuel, 10 vjeç. Burimi pohon se:

Ata kanë disa gjëra për të zgjidhur me dy grupet e fëmijëve dhe ish-partnerët e tyre, por do të donin t’i kishin të gjithë fëmijët së bashku me ta si një familje e madhe dhe janë duke punuar për këtë. Krishtlindjet janë një nga festat e preferuara të Jen dhe ajo është shumë e emocionuar.

Rikujtojmë, se së fundmi Alex Rodriguez ka shprehur urimet më të mira për J.Lo, pas martesës së saj me Ben Affleck. Në një intervistë për “Who’s Talking to Chris Wallace?” kur u pyet për martesën e yllit të muzikës pop me Affleck, pas ndarjes së tyre në vitin 2021, ish-bejsbollisti tha:

Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë. I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, u uroj atyre më të mirat.

Rikujtojmë se Rodriguez dhe J.Lo e nisën lidhjen në vitin 2017, duke u fejuar dy vjet më vonë. Edhe pse planifikuan dasmën e tyre, jo gjithçka shkoi sipas planit dhe i dhanë fund lidhjes në mars 2021. Sjellim në vëmendje se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck para martesës përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në lidhje me tradhtitë. Sipas burimeve për të shmangur çdo pabesi, çifti ka nënshkruar një kontratë ku në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.