Celebrities Gossip Showbiz

Të ‘guxojnë’ po të duan…/Kontrata që Jennifer dhe Affleck kanë nënshkruar para martesës!

Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mesa duket para martesës përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në lidhje me tradhtitë. Sipas burimeve për të shmangur çdo pabesi, çifti ka nënshkruar një kontratë ku në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.

Ky lajm vjen pasi në media u raportua se Jennifer dhe Ben po shkojnë drejt divorcit. Së fundmi, burime pranë çiftit kanë raportuar se ata kanë filluar të ketë probleme me humorin e aktorit. Sipas burimeve kjo po e bën Jennifer-in të ndihet e pasigurt dhe të ketë frikë se mos Affleck po lodhet prej saj.

Lopez është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore. Ajo ndien një presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur dhe të zënë. Ajo nuk dëshiron një divorc.

Rikujtojmë se Ben dhe J.Lo kurorëzuan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë pasi u ribashkuan pas 20 vitesh të ndarë. Së fundmi Kevin Smith ka zbuluar se regjisori i njohur ditën e dasmës kishte shkruar një fjalim me 12 faqe për dashurinë e jetës së tij të cilën e lexoi.

Ndërkaq, para disa ditësh në rrjet u shpërndanë disa pamje nga brenda festës së çiftit, ku shihej Jennifer teksa këndonte para Ben një këngë romantike. Megjithatë, tani këngëtarja dhe aktorja pretendon se pamjet ishin “vjedhur pa pëlqimin e tyre”.