Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani dhe Dj Pm na risjellin pak nga energjia e “BBV1”!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Ditën e sotme Beniada ka postuar  një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Beniada është pyetur për miqësinë e saj, tashmë të prishur, me Einxhel Shkirën. Beniada pranoi se mes tyre ka hatërmebetje dhe se janë grindur, por sipas saj gjithçka tani është mbrapa krahëve.