Celebrities Music Showbiz

Në vetëm pak ditë, dueti i Kidës dhe Butrint Imerit arrin miliona klikime!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë bërë dhuratën që e kishin paralajmëruar prej ditësh. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Butrint Imerit me këngëtaren Kida me të cilën verën e kaluar me ‘Dale’ ‘vulosën himnin e verës së kaluar’. Dhe sërish këtë verë, dyshja vendosën të na surprizojnë, por këtë herë pa Ledrin.

‘AM & PM’ quhet dueti mes dyshes që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi vetëm 10 ditë, kënga e tyre ka kaluar 8 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”.

Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.