Celebrities Gossip Showbiz

Nëna e Miley Cyrus akuzohet se është lidhur me ish-in e vajzës së saj të vogël!

Nëna e Miley Cyrus po përflitet se ka nisur një romancë me ish të dashurin e vajzës së saj Noah, Dominic Purcell. 56-vjeçarja e bëri publike romancën me ish-yllin e “Prison Break” në nëntor 2022 dhe vetëm disa javë më vonë u martuan në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu.

Vajza më e vogël e Tish-it mungonte në ceremoni, madje u tha se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës të motrën. Një burim i tha US Weekly se arsyeja që Noah mungoi ishte sepse më parë ka qenë ajo e lidhur me aktorin e njohur.

Burimi theksoi se atë kohë Noah po dilte me Dominic dhe Tish ishte në dijeni.

Trazirat midis Noah dhe Tish shkojnë përtej asaj që mendojnë njerëzit. Noah është shumë e shqetësuar për faktin se Tish i ka vjedhur Dominic-un.

Por deri tani, asnjë nga palët e përfshira në grindje nuk ka bërë një koment të qartë për të sqaruar dramën e tyre familjare. Rikujtojmë, se këngëtarja e njohur Miley Cyrus u bë dëshimtare nderi në dasmën e nënës së saj Tish Cyrus. Nëna e Miley, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022. Më pas ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.