Botë e Çuditshme Love & Sex

Nëse ende nuk po e gjeni dashurinë e vërtetë, mbase është sepse ende nuk keni njohur avionin e duhur!

Sarah Rodo e identifikon veten si të tërhequr seksualisht nga objektet dhe pretendon se është kokë e këmbë e dashuruar me aeroplanin e saj lodër. Sipas një artikulli nga “New York Post” tregohet se Sarah, nga Dortmundi në Gjermani, kishte qenë në marrëdhënie me njerëz të tjerë në të kaluarën, por pretendon se vetëm avioni ‘Dicki’ e bënte të ndihej e kompletuar.

Ajo tregon se ndjen një tërheqje fizike nga objektet pa jetë, nga sendet dhe pasioni i saj i fundit është një avion, një “Boeing 737”. 23-vjeçarja gjermane tregon se fluturon rregullisht me këtë model të avionit dhe se ka rreth 50 prototipe në miniaturë në shtëpinë e saj. Për Sarah, modeli i avionit “Boeing 737” është i fejuari i saj.

Avioni im quhet Dicki. Më pëlqen gjithçka tek ai, por veçanërisht fytyra, krahët dhe motori i tij, ato janë shumë seksi për mua. Disa njerëz nuk e kuptojnë dashurinë time, por miqtë e mi e pritën shumë mirë dhe më inkurajuan.

Sipas Sarah-s, objektet e kanë tërhequr që në adoleshencë, duke shtuar më tej se para avionit ka qenë e dashuruar me “ICE 3”, i cili është një tren ekspres.

Jam e tërhequr nga objeket që kur isha adoleshente. Këtë gjë e kuptova kur isha 14 vjeçe. Para avionit më pëlqente treni “ICE 3”. Kam patur marrëdhënie edhe me dy meshkuj, pasi nuk isha e sigurt se cili ishte orientimi im seksual. Shpejt arrita të kuptoj se nuk ndjej asgjë për meshkujt, asnjë emocion romantik. Ishte dashuri me shikim të parë. Dua të qëndroj me të gjatë gjithë kohës, pasi më bën personin më të lumtur në botë. Më shumë se çdo gjë më pëlqen të martohem me këtë avion, por në Gjermani kjo gjë është e ndaluar.

Cili është çelësi për një marrëdhënie të lumtur? Për një burrë të quajtur Nathaniel, është makina e tij, sepse ai është në një lidhje me Chevrolet Monte Carlo të vitit 1998. 37-vjeçarri realizoi një dokumentar në vitin 2012, ku ndau marrëdhënien e tij të pazakontë me makinën e tij, të cilën e quajti Chase. Ai tha se ishte i dashuruar me Chase, se dyshja komunikonin telepatikisht, bënin seks në pozicione të shumta dhe madje kishin një këngë të preferuar.