Lifestyle Love & Sex

Çfarë i bën trupit mungesa e seksit…

Ka faza kur jeta seksuale vihet në pritje dhe kjo është krejtësisht normale. Por çfarë i bën trupit tonë mungesa e seksit? Ne jua tregojmë:

1.Rezistenca ndaj stresit zvogëlohet

Seksi është një mënyrë ideale për të reduktuar stresin. Kjo mund të shpjegohet shkencërisht sepse marrëdhëniet seksuale ulin stresin dhe presionin e gjakut.

2.Sistemi imunitar është i dobët

Ata që bëjnë seks janë më pak të ndjeshëm ndaj ftohjes. Në mukozë gjenden antitrupa të shumtë, të cilët janë armët tona më të forta kundër viruseve dhe baktereve. Nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, nuk i keni antitrupat e përmendur.

3.Rreziku i sulmit në zemër rritet

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) ka hetuar sesi seksi ndikon në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Në njerëzit që jetonin me mungesë të seksit, jo vetëm që rreziku i sulmit në zemër ishte më i lartë, por ndikon edhe në rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

4.Rënie e vetëbesimit

Në studimin e tyre, Universiteti Cornell vërtetoi se njerëzit seksualisht aktivë janë më pak të prirur ndaj ankthit ose depresionit dhe kanë më shumë vetëbesim.

5.Probleme me memorien

Autorët e studimit nga Universiteti i Maryland-it supozojnë se seksi i rregullt mund të mbrojë kundër demencës në planin afatgjatë.

Sipas një studimi të bërë së fundmi ka marrë përgjigje edhe pyetja nëse është apo jo e rrezikshme që të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Edhe pse seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë, kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.

Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash! Të kryesh marrëdhënie seksuale përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, marrëdhënia seksuale nuk është zgjedhja më e mirë. 

Rikujtojmë se studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e kohës” thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohe. Sipas ekspertit të ritmit, Dr.Paul Kelley, koha e përkryer për të bërë seks është saktësisht ora 22:00 në mbrëmje sepse orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë dhe rrjedhimisht ju flini shumë më mirë.