Film & Tv

Netflix me një projekt gjigant për David Beckham!

Netflix është duke përgatitur një seri të re dokumentarësh për ish futbollistin, David Beckham. Shërbimi i transmetimit njoftoi se Beckham, 47 vjeç, dhe familja e tij do të shfaqen në një dokumentar me shumë episode për jetën dhe karrierën e tij.

Beckham dhe familja e tij do të japin intervista dhe do të ndajnë imazhe personale nga jeta e tyre – për të treguar historinë e plotë se si ai u bë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave ”, njoftoi kompania përmes një postimi në rrjete sociale.

Netflix sqaron se seritë e dokumentarëve do të eksplorojnë fëmijërinë e tij dhe vendosmërinë që e bëri atë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave. Dokumentari përfshin pamjet personale të arkivave nga 40 vitet e fundit dhe intervista me Beckham.

Gjithashtu, dokumentuari do të përmbajë intervista me familjen e tij, miqtë dhe figurat që kanë pasur ndikim gjatë karrierës së tij.

Fisher Stevens do të drejtojë serialin dhe John Bachek do të jetë producent ekzekutiv.