Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nga ngjashmëritë e Ilirit dhe Luizit deri tek diferenca mes Big Brother VIP 1 dhe 2 Balina Bodinaku zbulon gjithçka!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste. 

A është afeksionuar me ndonjë në veçanti Balina Bodinaku këtë vit?

Me thënë të drejtën jam afeksionuar më shumë me ata të “Big Brother VIP 1”, ky BBV më ka bërë të më mungojnë pak. Varet nga ngjarjet ka qenë një moment që më ka pëlqyer shumë Maestro, ka qenë një moment Jori gjithë lezet. Varet nga momenti Luizi sigurisht unë e kam thënë është shumë lojtar i fortë e kam thënë që ditën e parë, e shikoja që do të ecte gjatë edhe ai ka pasur momentet e tij shumë të bukura dhe simpatike aty përveç disa momenteve që sigurisht loja i shtyn njerëzit.

Vitin e kaluar edhe Balina edhe Arbri kanë pasur presion për mënyrën se si komentonin duke qenë se njerëzit afeksionohen shumë me banorët. Këtë vit ndoshta ka qenë edhe pak më rrëmujë, më trysni sa i përket edhe rrjeteve sociale. Njerëzit kanë filluar t’i krahasojnë BBV1 dhe BBV2, po vetë Balina si i ka parë?

Unë e kam thënë preferoj BBV1. Më është dukur më dinamik me personazhe aty brenda që të gjithë i dhanë lojës nuk ishte loja e varur nga një person ose nga dy. Edhe në mesin e lojës hyri Einxhel Shkira dhe pati një moment që ajo spostoi dhe tërhoqi vëmendjen vetë dhe mund të ishte një nga polet brenda shtëpisë që pretendonte titullin. Ishte një lojë që ditë pas dite krijonte dhe shpaloste dinamika në vazhdimësi. Në fund dha një finale shumë emocionuese ku realisht tifozeritë ishin shumë të ndara dhe të gjithë prisnim me ankth. Këtë vit në fakt ky ankthi nuk ishte aq i madh me thënë të drejtën sepse e dinim shumë kohë më parë se kush do e fitonte, ky është një ndryshim i madh midis dy edicioneve. I dhunshëm ka qenë edhe i pari edhe unë e kam ndjerë shumë. Sivjet kam përshtypjen që u prekën më shumë persona, u prek edhe Arbana përveç opinionistëve, produksioni. Kjo gjë bëri që të kishte edhe më shumë reagim dhe unë shpresoj që kjo të vlejë për BB3 që të merret ndonjë masë.  Unë nuk e di se çfarë mund të bëhet sepse është realisht e pakuptimtë, e patolerueshme. 

Po sa i përket krahasimit mes dy fituesve Luiz dhe Ilir gjatë edicioneve?

Dy fitues kanë të përbashkët faktin që janë fitues. Pika të përbashkëta që mund të shikoja është fokusi në lojë, përgatitja paraprake për lojën pavarësisht se Luizi e kishte studiuar dhe kishte parë shumë por edhe Iliri gjithshtu e kishte studiuar ‘Big Brother’-in. Dinte mirë, nuk kishte asgjë rastësore edhe pozicionin që zinte kur ulej në ‘Prime’ aty në kolltuk që nuk e ndryshonte, çdo gjë e kishte të menduar. Fokusi, përqëndrimi dhe objektivi që kishin për lojën në disa raste i ka çuar të kalojnë disa kufinj në komunikim me banorët aty brenda ose me shakatë që mund të kenë bërë. Një ndryshim shumë i madh është mënyra se si ata e kanë përjetuar lojën aty brenda, ndoshta Luizi mund ta ketë përjetuar me më shumë stres dhe me siguri e ka përjetuar sepse nga fundi edhe u duk nga ankthi dhe dëshira shumë e madhe por nga ana tjetër ai nuk i mohoi vetes edhe momentet edhe të kënaqësisë edhe të të gëzuarit të lojës, humorit,këngës edhe të simpatisë dhe kjo e bëri më simpatik  për njerëzit që e shikonin jashtë gjë që i ka munguar Ilirit. Kjo do ta kishte bërë Ilirin edhe më të dashur dhe që i ka munguar shumë është pikërisht kjo. Ka pasur disa momente shumë të vogla kur Iliri e ka lëshuar veten që vërtet ishte tjetër gjë komplet nga çfarë shikoje gjithë kohës, dukej i lezetshëm, simpatik, bënte humor por ia lejonte shumë rrallë vetes. Ajo pjesa që qëndronte ashtu si i sertë si i ngurtë i humbiste nga simpatia ky është një ndryshim shumë i madh mes të dyve. Kjo mendoj që ka qenë pika më e fortë e Luizit, simpatia që krijonte tek njerëzit. 

Balina gjithashtu sqaroi gjithçka në lidhje edhe me deklaratën e Arbanës gjatë ‘Post Big Brother VIP’.