Celebrities Ndryshe

Nga pasionet e saj dhe deri tek zgjedhja e politikanes së veshur më mirë, Blerina Gjylameti zbulon gjithçka për TAR!

Një nga politikanet më të njohura në vendin tonë, Blerina Gjylameti ka qenë sot e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojanën. Edhe pse ajo është e angazhuar plotësisht deputetja nuk u ndal vetëm tek politika. Gjylameti zbuloi gjithashtu edhe detaje nga jeta e saj private, të cilat askujt nuk i kishin shkuar në mendje.

Pasionet e mia janë të shumta por baleti ka qenë disa vite më parë ndërsa tani merrem aktualisht me sporte, jo vetëm me ecje por më pëlqejnë shumë ato ekstreme si hiking edhe shumë tjera. 

Teksa po diskutohej në lidhje me veshjen e politikanëve. Gjyalmeti u shpreh se nga femrat e veshura më bukur do të dallonte Belinda Ballukun por jo vetëm kaq. Sa i përket edhe politikaneve të kampit opozitar ajo vendosi që të tregonte se Grida Duma ishte një prej tyre, e cila vishet shumë mirë. Kur u pyet në lidhje me pjesën se gjatë një debati mes Erion Braçes dhe Edi Ramës me cilin prej tyre do ta humbiste ajo tregoi se:

Ndoshta do ta humbisja me Erion Braçen, ndërsa me Edi Ramën jo sepse ai është një njeri që dëgjon çdo gjë mbi të gjitha.

Ajo ka vijuar dhe ka treguar më shumë në lidhje me qeverisjen e Partisë Socialiste dhe e ka lidhur atë edhe me fushën e ekonomisë.

Ka bërë shumë ndryshime dhe për këtë do të mbahet mend shumë gjatë padyshim. Kabineti qeveritar ka një super grup me ekonomistë dhe me këshilltarë të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

Mbi të gjitha Blerina Gjylameti foli shumë pak edhe për muzikën nga ku zbuloi se këngëtari i saj i preferuar shqiptar është Aleksandër Gjoka.