Celebrities Ndryshe Politikë

Sipas Blerina Gjylametit, Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë duhet të jetë…

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” ishte një nga politikanet më të njohura në Shqipëri, Blerina Gjylameti. Deputetja ka treguar dhe ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cila me siguri askujt nuk ia kishte marrë mendja. E rikthyer përsëri edhe njëherë si Sekretare Kordinimi pas mbajtjes së Kongresit, Gjylameti u shpreh se:

Nuk mendoj që një profesion të jetë për gjithë jetën dhe nuk besoj se njeriu jeton vetëm për disa elemente. Por ama kur punon dhe përkushtohesh shumë në diçka normalisht që duhet edhe të presësh prej saj. 

Blerina ka folur gjithashtu edhe për angazhimin e saj jo vetëm në politikë por edhe në arsim. Ajo ka treguar se puna e saj ka qenë pedagoge fillimisht më pas gjithçka ndryshoi dhe pothuajse u kthye në politikë.

Unë kam dhënë mësim në Akademinë Ushtarake. Dikur ka qenë universitet dhe pothuajse shumica e studentëve kanë qenë djem pavarësisht se edhe vajzat ishin në numër më të pakët, ato sot janë mjaft të zonjat dhe shumë të suksesshme. Në atë kohë unë kam qenë e re, 26 vjeç.

Kur u pyet nëse do të zgjidhte mes politikës dhe arsimit, Blerina tha se pasioni dhe dashuria e saj më e madhe ka qenë dhe është mësimdhënia. Angazhimi i saj në politikë daton shumë herët.

Lidhur me bindjet politike mendoj se edhe familja ka ndikim goxha të fortë por unë gjithmonë kam sfiduar statuskuonë dhe madje jam angazhuar që e vogël. Kujtoj se hera ime e parë që kam dalë në protestë ka qenë në moshën 14 vjeç, në 1994.

Duke qenë se jemi tek politika le të ndalemi pak sepse edhe diskutimi aty ishte i fokusuar më së shumti. Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe për metodën që Kryeministri ka sugjeruar Gjylameti u shpreh se ishte shumë dakord por kushti i vetëm është:

Mbi palët dhe me integritet të plotë duhet që të jetë grua. Ka ardhur koha dhe momenti që në krye të Presidencës të jetë një grua. 

Gjylameti ka theksuar gjithashtu se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste gruaja ka marrë një rol shumë të rëndësishëm dhe se përfshirja e saj kudo tani është e ndarë 50 me 50 me meshkujt. Jo vetëm në parti por edhe në funksione dhe në detyra në institucione të caktuara.