Celebrities Gossip Showbiz

Nga sfidat për mbijetesë e deri te abuzimet e të atit, aktorja e njohur Viola Davis rrëfen gjithçka!

E rritur në varfëri ekstreme në Central Falls, aktorja dhe producentja amerikane Viola Davis ka pësuar shumë trauma dhe vuajtje në jetën e saj. Duke qenë e uritur, ajo dhe pesë vëllezërit e motrat e saj, kërkonin në kosha plehërash për ushqim, aty ku ngacmoheshin nga djemtë që i gjuanin me gurë, për faktin se ishin me ngjyrë. Fituesja e Oscar dhe Emmy tha për ‘People’ se:

Mënyra se si reagoni bazohet tek mbijetesa. Çelësi është të mbijetosh. Unë bëra atë që kisha në dorë të bëja në moshën 8-vjeçare. Kam luftuar dhe kjo luftë më shërbeu sepse jam ende në këmbë.

Davis gjithashtu përjetoi abuzimin fizik dhe emocional që babai i saj, Dan, i shkaktoi nënës së saj, Mae Alice, për vite me radhë. Dan e dhunonte fizikisht rregullisht gruan e tij. Para se të vdiste nga kanceri i pankreasit në vitin 2006, ai bëri paqe me bashkëshorten e tij, e cila qëndroi me të për 48 vjet deri në fund.

Babai im ndryshoi. Mamaja ime tha se i kërkonte falje çdo ditë. Çdo ditë, ai i lutej për falje. Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se jeta nuk është një ABC. Është e çrregullt. Ai e bëri, e lëndoi, por dashuria dhe falja mund të veprojnë mbi çdo gjë.

Davis e rregulloi marrëdhënien me të atin përpara se ai të vdiste.

Babai im më donte. E pashë. E ndjeva. Për mua, kjo është shumë më mirë sesa të kaloj gjithë jetën duke mbajtur një urrejte. Kjo është zgjedhja ime. Kjo është trashëgimia ime, falja e babait tim.

Rikujtojmë, se së fundmi në një bisedë me mediat, aktorja fituese e çmimit Oscar, Viola Davis ka shprehur se të luante rolin e ish-zonjës së parë, Michelle Obama në serialin e ardhshëm “The First Lady” përfshinte një frikë të madhe.