Celebrities Film & Tv Showbiz

Viola Davis rrëfehet për portretizimin e Michelle Obama në “The First Lady”!

Së fundmi në një bisedë me mediat, aktorja fituese e çmimit Oscar, Viola Davis ka shprehur se të luante rolin e ish-zonjës së parë, Michelle Obama në serialin e ardhshëm “The First Lady” përfshinte një frikë të madhe. Obama është një nga tre zonjat e para të portretizuara në serial.

Si aktorja e vetme që luan zonjën e parë, Davis u pyet nëse ndjente presion duke e ditur se Obama mund të shihte punën e saj. Davis e cila u sfidua të portretizonte jo vetëm gruan që njerëzit panë para kamerës, por gjithashtu të vinte në performancë thelbin e saj u shpreh se:

Ju nuk doni t’i ofendoni ata me portretizimin tuaj. Por, për t’iu përgjigjur pyetjes: ‘Tmerruese.’ Ajo dukej si një pemë me rrënjë, një pemë lisi me rrënjë. Nuk kishte asgjë tek ajo që ndihej dytësore, ose se ajo mund të fshihej pas imazhit të burrit të saj. Ajo dukej absolutisht si një person që ka një ndjenjë të vetvetes. Barack nuk e bën atë dikë, ajo ishte dikush që nga momenti kur doli nga barku i nënës së saj.

Rikujtojmë se premiera e “The First Lady” është me 17 prill në orën 21:00.

Ajo ndoshta nuk i ka detyrimet e shumta siç i kishte kur ishte Zonjë e Parë e SHBA-së, megjithatë dita e Michelle Obamës vazhdon të jetë e zënë dhe plot aktivitete. Michelle vlen të theksojmë se ka punuar shumë sidomos për librin e vet me kujtime, botuar në 2018, ‘Becoming’, librin pasues dhe tani një dokumentar në Netflix. Megjithatë rutina e saj e kujdesit ndaj vetes është strikte dhe Michelle sapo na tregoi se si nis një ditë e zakonshme e saj.

Zakoni im numër një i përditshëm është t’i japë vetes leje të jem e lumtur. Është fizike dhe mendore; është dieta, aktiviteti fizik dhe gjendja ime emocionale. Kjo është e gjitha e lidhur së bashku. Rutina ime e përditshme nis me stërvitje.

Së fundmi megjithatë, Michelle e ka zhvendosur stërvitjen e saj drejt rutinash më të orientuara nga joga, me fokus në ekuilibrin dhe fleksibilitetin.