Gossip Sport

“Nganjëherë futbolli mund të jetë mizor”, Paul Pogba reagon pas eliminimit të Francës nga “Euro 2020”

Mesfushori i Francës, Paul Pogba më në fund ka vendosur të deklarohet rreth eliminimit të Francës nga “Euro 2020”. Pogba u deklarua për eliminimin e “Gjelave”, duke thënë se ishte një trishtim për ta, derisa ka uruar Helvetikët për kalimin në çerekfinale.

Nganjëherë futbolli mund të jetë mizor…mizor dhe gjithashtu i bukur. Ndeshja na solli neve trishtim, por lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit. Natyrisht që të gjithë dëshironim që të kishim rezultat pozitiv. Falënderojmë tifozët nga e gjithë globi. Ishte e bukur t’ju shihnim, t’ju dëgjonim dhe të festonim me ju. Për në fund, dua të uroj Zvicrën.

Në media u raportua se francezi kishte përballje të ashpra me bashkëlojtarët. Duket se shqetësimi i ekipit francez nuk është vetëm në fushë por edhe jashtë tij. Sipas “RMC Sport”, në fund të ndeshjes ka patur në tribunë një përballje verbale midis nënës së Adrien Rabiot dhe familjeve të Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, menjëherë pasi dështuan në penalltinë vendimtare.

Rikujtojmë se para disa kohëve ne krijuam një sondazh në web-in e “Top Albania Radio”-s ku pyetëm publikun se cila skuadër mendonin se do të fitonte “Euro 2020” dhe në këtë sondazh padiskutim ishin në listë ekipe të forta si Gjermania, Holanda, Franca, Italia, Anglia.