Celebrities Gossip Showbiz

Nicole Scherzinger në “qiellin e shtatë”, merr propozimin për martesë nga i dashuri Thom Evans!

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka marrë së fundmi propozimin për martesë nga i dashuri i saj prej disa vitesh tanimë, Thom Evans. Ylli i “Pussycat Dolls” publikoi dy foto në Instagram teksa ndau momentin e propozimit. “Unë thashë po”,-ka shkruar Nicole së bashku me një emoji unaze.

Fotot treguan momentin kur Thom u ul në një gjunjë me unazën dhe momentin kur u përqafuan pasi ajo tha po. Rikujtojmë, se Nicole u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgow Warriors, Thom, kur ajo ishte juriste në “X Factor” në 2019. Vitin e kaluar, një mik i çiftit i tha Richard Eden të The Daily Mail se çifti do të martohej, pasi Thom e dinte se Nicole ishte e duhura që kur u takuan.

Nicole ka qenë më parë një lidhje 8-vjeçare me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe një romancë më të shkurtër me tenistin Grigor Dimitrov. Më herët ishte raportuar se çifti ishin të hapur për të krijuar një familje së bashku në të ardhmen e afërt. Ndërkaq në vitin 2020 Nicole konfirmoi planet e tyre për fëmijë.