Celebrities Music Showbiz

Nisin përgatitjet për Eurovision, më gati se kurrë Ronela Hajati niset për Londër!

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati pas fitores në Festivalin e Këngës, ka nisur përgatitjet e para për në Eurovision. Artistja bëri me dije se do të ripërpunonte këngën “Sekret” dhe për këtë do të bashkëpunonte me tre producentë të huaj.

Ajo së fundmi ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram se ka udhëtuar drejt Londrës për të përpunuar këngën ashtu siç kishte premtuar. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka zbuluar se do të takojë një nga producentët që ka pasur ëndërr të bashkëpunojë.

Rikujtojmë se pasi Ronela arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit menjëherë ka patur komente të ndryshme në lidhje me fitoren e saj. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së saj. Ronela me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, në mënyrë shumë ironike ‘ka kënduar pak nga kënga e saj’ dhe krahas ka shkruar:

Versioni për moralistët.

Së fundmi ka qenë edhe artisti Robert Aliaj, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur totalisht kundra këngës ‘Sekreti’ të Ronelës duke e cilësuar si tallava dhe madje vetë kompeticionin si një festival propagandistik.

Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.