Celebrities Gossip Music Showbiz

Një bashkëpunim mes Beyonce dhe Taylor Swift pritet të vijë së shpejti?!

Pjesa e dytë e shumëpritur e projektit të Renaissance së Beyonce u bë e ditur se do të vijë shumë shpejt gjatë një reklame në Super Bowl. Gjatë reklamës për gjigantin amerikan të komunikimit Verizon, këngëtarja dëgjohet teksa thotë:

Mirë, ata janë gati. Publiko muzikën e re.

Menjëherë pas reklamës, Beyonce publikoi dy këngë të reja të titulluara “Texas Hold ‘Em” dhe “16 Carriages”. Albumi, i cili do të dalë më 29 mars, pritet të jetë më shumë në zhanrin ‘country’. Por ka disa spekulime dhe thashetheme që kanë filluar të qarkullojnë së fundmi nga fansat të cilët besojnë se një nga këngët është bashkëpunim me Taylor Swift.

Gjithçka nisi nga producenti Killah B, i cili bashkëpunoi me Beyonce. Ai iu përgjigj pyetjeve rreth bashkëpunimit mes dy këngëtareve gjatë një transmetimi live në TMZ.

“Le të themi se është në rrugën për të tronditur botën. Do ta lë imagjinatën tuaj të vendosë se çfarë do të thotë kjo”, tha ai pasi fansat spekuluan në rrjetet sociale.

Komentet e fansave kanë qenë të pafundme në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale:

-Nuk do të habitesha nëse Beyonce dhe Taylor do të bënin një këngë country së bashku.

-Po sikur Beyonce dhe Taylor të bashkëpunonin në një këngë country së bashku?

-Wow, do të ishte ‘bombë’

-Divat e muzikë bëhen bashkë.  

Megjithatë, një burim i tha Entertainment Weekly se Taylor nuk shfaqet në albumin e ri të Beyonce. As Taylor dhe as Beyonce nuk kanë komentuar publikisht mbi spekulimet.