Celebrities Gossip Showbiz

Përfshihet nga flakët shtëpia e fëmijërisë së këngëtares Beyonce!

Shtëpia e fëmijërisë së yllit të muzikës pop, Beyonce, është përfshirë nga flakët. Rreth orës 2 të mëngjesit, shërbimi zjarrfikës u njoftua se kishte rënë zjarr në shtëpi. Flakët ishin përhapur në të gjithë ndërtesën dykatëshe, por zjarrfikësit arritën ta shuanin brenda 10 minutash. Çifti dhe dy fëmijët e vegjël brenda saj shpëtuan shëndoshë e mirë.

Familja e Beyonce e bleu shtëpinë në vitin 1981 për 64 mijë dollarë dhe u zhvendosën pak vite më vonë, në vitin 1986 kur lindi Solange. Shtëpia doli në shitje në vitin 2019. Ka tre dhoma gjumi, tre tualete, me një shkallë spirale që të çon në një ambient zyre në katin e tretë. Një blerës bleu pjesën prej 8,640 metrash katrorë pranë shtëpisë në vitin 2022 për 310,000 dollarë.

Ndërkaq, rikujtojmë se turneu i suksesshëm ‘Renaissance’ Beyonce nisi më 10 maj në Suedi dhe përfundoi më 1 tetor në Kansas City. Para fillimit të turneut, ‘Forbes’ vlerësoi se Beyonce do të fitonte mbi dy miliardë euro dhe ashtu ndodhi. Në kohë rekord, ‘Renaissance’ u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste femër, duke kaluar ‘Sticky & Sweet Tour’ të Madonnas me 450 milionë euro. Gjatë turneut, ylli i muzikës ndau po ashtu dy milionë euro për studentë dhe biznese të vogla.

Fillimi i turneut botëror ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante. Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7%. Michael Grahn, ekonomist në ‘Danske Bank’, tha se mendonte se Beyonce ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve. Ajo gjithashtu mund të ketë qenë forca pas rritjes së papritur të fortë në çmimet e rekreacionit dhe kulturës.