Celebrities Live From Tirana

Një ditë larg finales së madhe të edicionit të dytë të “BBV”, gazetarja Kristina Mere na tregon gjithçka rreth suksesit të këtij formati!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe një nga autoret e spektaklit që tanimë është kthyer në një fenomen, “BBV”. Ditën e nesërme është finalja e madhe e edicionit të dytë dhe një prej finalistëve të cilët janë Dea, Kristi, Luizi dhe Efi do të rrëmbejë çmimin e madh.

Si janë ndjesitë e Kristinës tani që gjithçka po mbaron?

Ndihem e lumtur sepse ka qenë shumë i suksesshëm por më vjen keq që po mbaron sepse u mësuam me banorët, na u bënë pjesë e jetës. Do të më duket bosh pas mbarimit. Është një format që pëlqehet, njerëzit largohen pak nga monotonia e tyre, shohin njerëz që kanë qejf në debate dhe emocione të tyre.

Ndryshimi i këtij edicioni nga edicioni i parë cili ka qenë sipas Kristinës?

Edicioni i kaluar ka qenë i bukur dhe shumë i veçantë por edicioni i këtij viti ka qenë më i zhurmshëm. Ky edicion mendoj se duhej ndjekur për larmishmërinë e karaktereve, për personazhet që kanë qenë të zhdukur nga sytë e medias dhe të cilët u rikthyen fuqishëm. Këtë edicion donim të mos kishim të njëjtat karaktere. Asgjë që ka ndodhur këtë sezon për nga dinamikat nuk ka ndodhur sezonin e kaluar.

Si është përzgjedhur kasti?

Kasti është përzgjedhur duke u menduar për ditë të tëra dhe më pas duke ia propozuar personazheve. Menduam larmishmëri karrierash. Ne ishim me këtë idenë që mos të binim nën nivelin e sezonit të kaluar. Kush do e kishte menduar që njerëzit do çmendeshin këtë vit. (qesh) Eva ishte njëra nga ish-banoret që e kishte pak me siklet hyrjen në “BBV” dhe fakti që pranoi ishte shumë e bukur për ne. Njerëzit e gjejnë veten në një përqindje të vogël tek banorët aty brenda për një tipar të caktuar të karakterit të tyre. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë afeksionuar. Ka pasur shumë klikime, pafund shikueshmëri, shumë hashtage të banorëve brenda. Kanë kaluar disa bilionë. Luizi është fenomen. Në rastin e Deas pastaj ndikoi për mirë pasi jashtë ishte e keqkomentuar dhe aty brenda ka treguar një vajzë inteligjente dhe jo dashakeqëse. TikTok këtë vit ka qenë një çmenduri e vërtetë, na ka ndihmuar edhe ne në kapjen e disa detajeve në video.