Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Një incident i çuditshëm i ndodh Ben Affleck dhe Jennifer Lopez…

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen në tapetin e kuq pas 17 vitesh, në Festivalin e Filmit në Venecia. Mirëpo, çifti është përballur me një incident të pakëndshëm kur  po largoheshin nga aeroporti i Venecias. Një fans u afrua pranë tyre dhe kërkoi me ngulm që të bënte foto me këngëtaren. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, vihet re se si aktori po përballej fizikisht me të pasi u afrua me tepër seç duhej dhe ai u përpoq ta largonte duke i vendosur dorën në kraharor.

Duket se kjo situate nuk i ka pëlqyer as J.Lo pasi ajo u tërhoq prapa dhe po qëndronte pas shpinës së Ben Affleck. Shumë shpejt, truproja e tyre personale e ndaloi fansin dhe e largoi nga çifti i famshëm. Pas kësaj ndodhie, Lopez dhe Affleck u kapën përdore dhe vazhduan rrugën të qetë përmes aeroportit.

Rikujtojmë se dyshja u ribashkuan pas thuajse 18-vitesh. Ata kanë qënë të fejuar në vitin 2002 e janë ndarë në janar të vitit 2004. Pas kësaj, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u divorcuan në vitin 2017. Ndërkohë, J.Lo u martua me Marc Anthony, me të cilin ka ky fëmijë.

Gjithashtu, diva e muzikës, bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck, që nga ribashkimi i tyre në premierën e “The Last Duel” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia të premten mbrëma. 52-vjeçarja ishte veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me detaje argjendi dhe dukej mjaft elegante.

Që nga dita e ditëlindjes së saj kur dhe publikoi foton e parë “zyrtare” që konfirmonte lidhjen me Ben Affleck, Jennifer nuk heziton më që të tregojë gjithë dashurinë që ka për partnerin e saj.